Connect with us

Polici i plagosur në Tiranë, dy vite më parë i dogjën makinën

Kuriozitete

Polici i plagosur në Tiranë, dy vite më parë i dogjën makinën

Polici i plagosur në Tiranë, dy vite më parë i dogjën makinën

Një efektiv policisë është plagosur me armë zjarri këtë të martë në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën "Kongresi i Lushnjes", ku i plagosuri është Ermal Bregu 33 vjeçar, oficer i policisë në Komisariatin Nr.1

Sipas policisë, polici 33 vjeçar, jashtë orarit të punës, ka qenë në një lokal në këtë zonë, ku ka debatuar me dy banorë të lagjes.

Konflikti mes tyre ka degraduar deri në përdorimin e armës, aq sa njëri prej banorëve mësohet se ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar policin. Ai është dërguar në spital me plagë në pjesën e barkut dhe ndodhet jashë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas asaj që bën të ditur BalkanWeb, dy vite më parë efektivit të Komisariatin nr.1 Ermal Bregu i kanë djegur para shtëpisë makinën tip "Hummer". Gjithashtu po një vit më parë polici është vetëplagosur me armën e shërbimit.

Nuk dihet ende nëse ngjarjet në fjalë janë të lidhura mes tyre.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.(e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top