Connect with us

Rama uron ditën e Çlirimit: Bashkojuni festimeve plot ngjyra në kryeqytet

Kuriozitete

Rama uron ditën e Çlirimit: Bashkojuni festimeve plot ngjyra në kryeqytet

Rama uron ditën e Çlirimit: Bashkojuni festimeve plot ngjyra në kryeqytet

Kryeminsitri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të mërkure, duke uruar ditën e Çlirimit 29 Nëntor.

Ai ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook ku shkruan, “Mirëmëngjes dhe gëzuar 73-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë. Me këtë ftesë për t'iu bashkuar festimeve plot ngjyra e risi që do të organizohen sot në kryeqytet”.

Qytetarët e Tiranës do të kenë mundësi që gjatë ditës së sotme të ndjekin një sërë aktivitetesh artistike me rastin e festës së Çlirimit.

Të gjitha institucionet e qytetit të Tiranës, duke filluar nga Bashkia, “Shtëpia me Gjethe”, “BunkArt”, TKOB dhe Teatri do të jenë të hapur për të mirëpritur të gjithë qytetarët.

Mbrëmjen e sotme më 29 Nëntor do të jetë koncerti i Emeli Sande, një nga zërat më të njohur në të gjithë botën.

Drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës. Ermal Kapllani, deklaroi se gjatë këtyre dy ditëve, Policia Bashkiake ka angazhuar rreth 100 efektivë, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtësisht me shërbimet e Policisë së Shtetit për garantimin e aktiviteteve. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top