Connect with us

Ministri Bushati vizitë zyrtare në Washington, takimet që do të ketë

Kuriozitete

Ministri Bushati vizitë zyrtare në Washington, takimet që do të ketë

Ministri Bushati vizitë zyrtare në Washington, takimet që do të ketë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bushati fillon sot një vizitë pune në Washington D.C., ku do të marrë pjesë së bashku me homologë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në një konferencë mbi bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë të organizuar në kuadër të Nismës Future Europe të Këshillit të Atlantikut.

Përgjatë dy ditëve në Washigton, ministri Bushati do të ketë takime intensive në Departamentin Amerikan të Shtetit, me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, me senatorë dhe kongresmenë.

Gjithashtu ai do të ketë edhe një takim me Dhomat e Tregtisë amerikane ku do të prezantojë mundësitë për të investuar në Shqipëri dhe thelluar më tej bashkëpunimin ekonomik. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top