Connect with us

“Çlirimi”, Meta me Ramën bashkë, Kryemadhi dhe LSI homazhe vetëm te varrezat e Dëshmorëve

Kuriozitete

“Çlirimi”, Meta me Ramën bashkë, Kryemadhi dhe LSI homazhe vetëm te varrezat e Dëshmorëve

“Çlirimi”, Meta me Ramën bashkë, Kryemadhi dhe LSI homazhe vetëm te varrezat e Dëshmorëve

Lëvizja Socialiste për Integrim ka nderuar ditën e Çlirimit 29 Nnëtorin, në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”.

Ndërsa ish-kryetari i LSI, aktualisht President, Ilir Meta i bëri homazhët më herët me Kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.

Sakaq kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e shoqëruar nga deputetë të LSI-së, drejtues, anëtarë dhe simpatizantë kanë vendosur kurora me lule në monumentin “Nëna Shqipëri”.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se 29 Nëntori është një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët.

Kryemadhi duke ju referuar betejës së madhe të popullit shqiptar tha se nuk ka rëndësi numri, por dëshira, përkushtimi, vullneti dhe zemra për të fituar beteja të rëndësishme.

“Ne sot nderojmë sakrificën e 28 mijë dëshmorëve të cilët aspironin për një Shqipëri modern, aspironin për një Shqipëri të begatë edhe pse jo të gjitha dëshirat e tyre janë të realizuara motivimi ynë mbetet që këto dëshira dhe këto ëndrra të tyre ti çojmë më tej brezat e rinj”, u shpreh kryetarja e LSI-së. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top