Connect with us

Jo vetëm të rriturit, në tentativë për të vjedhur bankomatin edhe një 4 vjeçar

Kuriozitete

Jo vetëm të rriturit, në tentativë për të vjedhur bankomatin edhe një 4 vjeçar

Jo vetëm të rriturit, në tentativë për të vjedhur bankomatin edhe një 4 vjeçar

Hajdutët në rrugë janë kthyer tashmë një nga problemet më të mëdha pothuajse në çdo cep të botës. Një fenomeni të tillë nuk mund t’i shpëtonte as Brazili, i cili nuk ka mundur ende të gjejë një zgjidhje.

Megjithatë ky problem gjithnjë në rritje bëhet edhe më i rëndë kur listës së hajdutëve i shtohen edhe fëmijët.

Një video e filmuar nga kamerat e sigurisë pranë disa bankomatëve, tregon se ky problem po rrënjoset gjithnjë e më tepër edhe tek më të vegjlit, të cilët shfrytëzohen edhe nga grupe të caktuar për të kryer vjedhjet.

Në pamje dallohen disa persona duke bërë tërheqje të parave, e mes tyre shikohet edhe një fëmijë, jo më i madh se 4 vjeç, i cili u afrohet si pa të keq të rriturve.

Deri këtu gjithçka normale, por në momentin që bankomati nxjerr kartomonedhat e njërit prej tyre, fëmija zgjat dorën para të rriturit duke i marrë dhe tenton që të largohet. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top