Connect with us

SEKUESTROHEN ARMË DHE MUNICIONE LUFTARAKE, PRANGA DY VALLEZËRVE

Kuriozitete

SEKUESTROHEN ARMË DHE MUNICIONE LUFTARAKE, PRANGA DY VALLEZËRVE

SEKUESTROHEN ARMË DHE MUNICIONE LUFTARAKE, PRANGA DY VALLEZËRVE

Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e dy personave pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve. Arrestimi i tyre erdhi si rezultat i operacionit të koduar “Rakordimi” ndërsa në pranga janë vënë Hamid Bala 28 vjeç, banues në Karpen, Maminas,i dënuar më parë për veprat penale" Plagosja", "Armëmbajtje pa leje" dhe "Vjedhje të energjisë elektrike" dhe E. Bala, 16 vjeç, banues në Karpen, Maminas, i dënuar më parë.

Grupi hetimor ka zbardhur dhe dokumentuar me prova shkencore dhe procedurale se shtetasit e mësipërm (vëllezër) janë autorë të dyshuar të vjedhjes së magazinës së shtetasit E. Z. , vjedhjes së servisit së shtetasit M.N. ku kanë vjedhur vlera monetare, sende të ndryshme materiale, telefona celularë dhe vjedhjes së një çante, marsup shtetasit S.B.

Në momentin e kapjes së shtetasve të mësipërm si edhe gjatë kontrollit të kryer në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 1 armë zjarri pistoletë tip “Ecol", kal. 7.65 mm, së bashku me një krehër me 9 fishekë.

Një armë gjahu tipi Shutgan ku brenda folesë së saj gjendeshin 4 fishekë; 1 armë gjahu me grykë e cila kishte të stampuar pberetta; 1 pushkë sportive; 1 dorezë armë gjahu shutgan; 169 fishekë kal.7.62 mm mod 56.

Një automjet tip Benz CLK 230 kompresor së bashku me dokumentacionin dhe të instaluara një palë fenelina policie; 6 palë targa; sendet e vjedhura në pronën e shtetasve E.Z. dhe M.N., 1 palë dylbi; 3 telefona Smartphone; 11 karta telefoni të kompanive të ndryshme celulare; 1 kamer e markës JVC COMPACT VHC;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtje pa të drejtë e uniformës dhe simboleve”. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top