Connect with us

Aktorët e humorit tregojnë eksperiencat e tyre si baballarë dhe momentet në sallën e lindjes

Kuriozitete

Aktorët e humorit tregojnë eksperiencat e tyre si baballarë dhe momentet në sallën e lindjes

Aktorët e humorit tregojnë eksperiencat e tyre si baballarë dhe momentet në sallën e lindjes

Dy aktorët e njohur të humorit, Flori dhe Irgeni kanë qenë të ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up në Top Channel. Krahas roleve me të cilat kanë spikatur në spektaklin "Portokalli", si "dy policët" e sidomos “babë e bir”, ata janë ndalur edhe tek “roli” i tyre në jetën e përditshme, në atë të baballarëve.

Flori është babai i një vajze dhe një djali, ndërsa Irgeni i një vogëlushi 2 vjeçar. Ka disa baballarë të cilët asistojnë në sallën e lindjes së bashkëshortes së tyre. Ka gjithashtu nga ata të cilët nuk kanë aq guxim sa të qëndrojnë në sallë.

Flori bën pjesë tek grupi i parë i baballarëve, i cili tregon eksperiencat e tij në lindjen e dy fëmijëve, ndërsa Irgeni bën pjesë tek grupi i dytë.

Flori tregon se ka qenë i përkushtuar gjatë periudhës së shtatzënisë së bashkëshortes së tij. Madje ai thotë se ka qenë aq i fiksuar sa ka asistuar në lindjen e fëmijës së dytë, pasi tek i pari nuk arriti të siguronte lejen për të hyrë në sallën e lindjes.

"Kam dashur të jem te lindja e vajzës por nuk ka qenë e mundur, sepse ndodhi shumë herët dhe nuk mora dot leje te doktori, ndërsa te lindja e djalit isha i pranishëm. Ishte një eksperiencë shumë e bukur, që ia këshilloj të gjithëve ta provojnë”, tha Flori.

Irgeni është baba i një djali, por kur ka ardhur në jetë i biri, ai ka vendosur të mos jetë i pranishëm në sallë për një arsye.

"E kam ndjekur hap pas hapi, por nuk kam qenë i pranishëm në lindje. Do bërtiste ajo, pastaj unë do t'i bërtisja doktorit, do acarohesha më shumë", ka thënë aktori.

Ai u shpreh se bashkëshortja është ndihma e tij më e madhe. "Ajo më bën të ndihem ende beqar. Ndërkohë përpiqem që në kohën e lirë që kam ta kaloj me të familjen", tha Irgeni.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top