Connect with us

PD zbardh 16 amendamentet për buxhetin 2018, Balla: Basha ngatërron partinë me lojë qesharake

Kuriozitete

PD zbardh 16 amendamentet për buxhetin 2018, Balla: Basha ngatërron partinë me lojë qesharake

PD zbardh 16 amendamentet për buxhetin 2018, Balla: Basha ngatërron partinë me lojë qesharake

Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme pranë Kuvendit 16 amendamentet për buxhetin e vitit 2018. PD ka zbardhur 16 amendamentet që në thelb janë konkretizim i vizionit për taksa të ulëta, për të mbështetur biznesin e vogël dhe të mesëm, për të fuqizuar ata që jetojnë me punë të ndershme dhe për të ndihmuar më të pamundurit.

PD propozon taksën e sheshtë 9%, TVSH 15%, pragun për TVSH e biznesit të vogël 12 milionë lekë në vit, heqjen e taksës së qarkullimit që ul çmimin e karburantit me 200 lekë për litër, rritjen e fondit për pagat dhe pensionet, që të mos jetë vendim elektoral si i PS, rritje e fondit për të përndjekurit, rritje e fondit për ndihmën sociale dhe arsimi në 5% të buxhetit.

Lidhur me këto propozime të Lulzim Bashës për buxhetin që pritet të diskutohet nesër Kuvend, ka reaguar kryetari i grupi të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla shprehet se kur diskutohej buxheti në komisione dhe kur u miratua në Kuvend në parim, Basha thoshte se buxheti i shqiptarëve është buxheti i mafias së drogës, por sot shton ai "kur ka përfunduar i gjithë procesi i shqyrtimit të buxhetit u kujtua të bëjë amendamente".

“Kur Buxheti erdhi në Kuvend Lulzim Basha tha se PD nuk do të marrë pjesë në shqyrtimin e buxhetit dhe u larguan nga mbledhja. Gjate javëve që Buxheti shqyrtohej në komision apo kur Buxheti u votua në parim në seancë, Basha tha se Buxheti i shqiptarëve është buxheti i mafies së drogës, madje rrëshqiti deri në pikën sa akuzoi edhe bankat.

Ndërsa sot, kur ka përfunduar i gjithë procesi i shqyrtimit të buxhetit dhe të amendamenteve në Komisionin e Ekonomisë, Lulzim Basha u kujtua të bëjë amendamente. Ose më saktë dikush ia kujtoi, sepse dihet botërisht që Lulzimi zgjohet vetëm para kamerave për të larë gojën duke vënë në punë pllakën e gramafonit të vjetër të Saliut”, u shpreh kreu i grupit të socialistëve.

Më tej Balla thotë se Basha e ka ngatërruar partinë me një skemë të pastër pastrimi parash me kompani off-shore, ndërsa sot ngatërroi në një lojë qesharake amendamentesh të Buxhetit 2018.

“Lulzim Basha pasi e ka ngatërruar Partinë Demokratike në një skemë të pastër pastrimi parash me kompani off-shore, sot e ngatërroi përsëri partinë në një lojë qesharake amendamentesh të Buxhetit 2018”, tha Balla. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top