Connect with us

Festat e Nëntorit, Putin mesazh urimi Metës: Të forcojmë lidhjet tona

Kuriozitete

Festat e Nëntorit, Putin mesazh urimi Metës: Të forcojmë lidhjet tona

Festat e Nëntorit, Putin mesazh urimi Metës: Të forcojmë lidhjet tona

Edhe presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar një mesazh në drejtim të presidentit Ilir Meta, me rastin e 105-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Në mesazhin e tij Putin thekson se Moska synon përparimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare, që sipas tij do t'i shërbente përforcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të gjithë Evropën.

“Merrni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Synojmë përparimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare.

Kjo sigurisht do të ishte në përputhje me interesat thelbësore të popujve të vendeve tona, dhe do t’i shërbente përforcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në të gjithë Evropën.

Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë qytetarëve të Shqipërisë u uroj mirëqenie dhe begati. Me respekt, Vladimir Putin”, shkruan Putin në mesazhin e tij.

Gjatë ditëve të fundit presidenti Meta ka marrë mesazhe të shumta urimi nga presidentë të vendeve të ndryshme të botës. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top