Connect with us

Balla: Trego ku i gjetët 1 mln dollarë? Basha: Piruetë e Ramës, shko në Prokurori

Kuriozitete

Balla: Trego ku i gjetët 1 mln dollarë? Basha: Piruetë e Ramës, shko në Prokurori

Balla: Trego ku i gjetët 1 mln dollarë? Basha: Piruetë e Ramës, shko në Prokurori

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla apeloi kreun e opozitës Lulzim Basha të japë llogari ku i ka gjetur 1 milion dollarë për të paguar artikujt që nxijnë imaxhin e Shqipërisë.

“Sot është një ditë ku Kuvendi duhet të ndalet në një çështje shumë të rëndësishme. Për herë të parë në 27 vite një parti politike është përfshirë në një aferë të pisët transaksioni parash që nuk dihet nga vinë.

Ti Lulzim Basha duhet të dalësh këtu dhe të sqarosh shqiptarët se ku i ke gjetur 1 milion dollarë të përdorur nga PD për të paguar artikuj që nxijnë Shqipërinë dhe tërhequr vëmendjen e administratës amerikane në përpjekjen tënde për ta kthyer në një gogol qeverinë socialiste. Burime terësisht të konfirmuara bëjnë me dije se këto para i përkasin një fondi të zi aferash korruptive të administruara nga një person i lidhur drejtëpërdrejtë me Lulzim Xhelal Bashën”, tha Balla.

Në kundërpërgjigje, kreu i demokratëve Lulzim Basha e cilësoi Ballën një piruetë të Ramës, ndërsa e sfidoi të shkojë në Prokurori, madje dhe në FBI po të dojë.

Basha e ka akuzuar ashpër Ballën, se ai është nën hetim për pastrim parash dhe ka zbuluar një detaj: "Mjafton të kishe pyetur Drejtorin tënd të Policisë se ç’ka bërë ky para një muaji me një nga të akuzuarit zyrtarisht nga Prokuroria e Elbasanit në Rumani".

‘Edi Rama nga të gjithë njerëzit që mund të zgjidhje në parti dhe në grupin tënd parlamentar, për të bërë furtunën e radhës në gotë me qëllim që t’i ikësh pyetjeve që s’u jep dot përgjigje për Saimir Tahirin tënd, për Habilajn, për Balilaj, për vëllanë e ministrit tënd të Brendshëm, për llogaritë offshore për të ciat ka akuzuar OSBE-ja me emër dhe mbiemër me vlerë 200 milionë euro, nga të gjithë që zgjodhe i vure gishtin këtij.

Nuk e di apo nuk do ta dish që ky ka rënë në rrjetën e pastrimit të parave prej vitesh dhe që nuk e mbron dot më as imuniteti parlamentar dhe as fjalimet e stisura këtu në këtë stendë. Mjafton të kishe pyetur drejtorin tënd të Policisë se ç’ka bërë ky para një muaji me një nga të akuzuarit zyrtarisht nga Prokuroria e Elbasanit në Rumani”, u shpreh Basha.

Më tej kreu i demokratëve shtoi se “Kjo është vetëm maja e aisbergut të zi mbi të cilin e ke ulur dhe e rrotullon si piruetë për një axhendë të pastër politike. Shqiptarët e dinë , PD-ja ka deklaruar çdo shpenzim në KQZ sipas ligjit.

Mos prit deri të hënën, çoje sot në prokurori, çoja dhe FBI-së në ministrinë e Brendshme ta hetojë. Nuk ka asgjë për ta fshehur PD-ja. Partia që fsheh milionat, miliardat e krimit, njeriu që be bën këtë, je vetëm ti Edi Rama dhe shenjë e dëshpërimit e një njeriu që duhet dhe ëhstë nën hetim për pastrim parash”. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top