Connect with us

Po montonte ashensorin, bie nga lartësia dhe vdes një person

Kuriozitete

Po montonte ashensorin, bie nga lartësia dhe vdes një person

Po montonte ashensorin, bie nga lartësia dhe vdes një person

Një i ri në Durrës ka gjetur vdekjen mesditën e kësaj të enjte teksa është rrëzuar nga një lartësi prej disa metrash.

Burime policore bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12:50, në lagjen Nr. 14, Shkozet të Durrësit.

Mësohet se viktimë ka mbetur 28 vjeçari me inicialet O. F., i cili në kohën e aksidentit ka qenë duke montuar ashensorin në një pallat në ndërtim e sipër kur ka rënë nga lartësia.

Menjëherë pas aksidentit i riu është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit por fatkeqësisht ka ndërruar jetë duke mos i rezistuar dot plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top