Kuriozitete
Pasuesi i Buffon te Juventus? Strakosha befason me përgjigjen e tij
Pasuesi i Buffon te Juventus? Strakosha befason me përgjigjen e tij
Disa mund ta cilësojnë si i biri i Foto Strakoshës, por Thomasi po krijon identitetin e tij dhe e themi me plot bindjes se është një nga portierët më të mirë në kampionatin italian.
Vetëm 22 vjeç dhe Thomas Strakosha është portieri i parë i Lacios duke ulur në stol një portier si Marchetti.
Ndeshjen e fundit kundër Juventusit, Strakosha u bë protagonist absolut në fitoren e Lacios duke pritur në fund një penallti të Paolo Dybalës.
Tashmë interesi për gardianin shqiptar është rritur ndjeshëm dhe në media kanë filluar spekulimet për të ardhmen e tij, ku opsioni më i përmendur është transferimi te Juventus, duke parë se Buffo-n me shumë mundësi do të mbyllë karrierën pas Botërorit.
Në lidhje me këto zëra Strakosha është shprehur: “Jam i lumtur këtu tek Lacio. Kam besimin e trajnerit dhe të gjithë klubit.”
“Unë pasardhës i Bufonit? Nuk e di nëse ka ndonjë interes nga bardh e zinjtë”, deklaroi Strakosha. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.