Connect with us

Një person i jep fund jetës tragjikisht

Kuriozitete

Një person i jep fund jetës tragjikisht

Një person i jep fund jetës tragjikisht

Një person i ka dhënë fund jetës në mënyrë të dhimbshme në banesën e tij. Ngjarja që ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës.

Në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë 56-vjeçari N.P. Ai u gjet nga familjarët në gjendje të rëndë, të cilët e dërguan për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital.

Por pavarësisht ndihmës së marrë nga bluzat e bardha ai gjeti vdekjen, duke mos ia dalë dot.

Dyshimet paraprake janë se viktima i ka dhënë fund jetës në gjendje të rënduar psikologjike.

Sipas të afërmve i ndjeri kishte shfaqur shenja mërzie kohëve të fundit dhe ishte mbyllur në vete. Gjithsesi për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes, materialet iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top