Connect with us

Adela përcillet për në banesën e fundit, pamje nga homazhet në Kavajë

Kuriozitete

Adela përcillet për në banesën e fundit, pamje nga homazhet në Kavajë

Adela përcillet për në banesën e fundit, pamje nga homazhet në Kavajë

Një ditë pas ndarjes së saj tragjike nga jeta në moshën 31 vjeçare si pasojë e një ataku kardiak, gazetarja Adelajda Xhamani është përcjellë ditën e sotme për në banesën e saj të fundit.

Një numër i madh personash shumë prej tyre personazhe mediatikë, kanë udhëtuar sot drejt Kavajës, për t'i dhënë asaj lamtumirën e fundit.

Në orën 12:00 në kinemanë e Kavajës janë mbajtur homazhet për nder të Adelës, ndërsa në orën 14:00, familjarë e miq të gazetares së ndjerë i janë drejtuar varrezave të qytetit, për të vijuar me ceremoninë mortore.

Vdekja e Adelës u përcoll me mesazhe të shumta nga ata që e njihnin drejtpërdrejt, por edhe nga ata të cilët e kishin parë vetëm në televizor.

Adela u bë e njohur në një show televiziv, “Big Brother”, dhe më pas punoi në disa media, kryesisht në shtypin rozë. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top