Connect with us

Akuzat ndaj Tahirit, deklarata e fortë e ministrit Xhafaj

Kuriozitete

Akuzat ndaj Tahirit, deklarata e fortë e ministrit Xhafaj

Akuzat ndaj Tahirit, deklarata e fortë e ministrit Xhafaj

Pasuesi i Saimir Tahirit në ministrinë e Brendshme, Fatmir Xhafaj bën deklarata të forta pas akuzave ndaj paraardhësit të tij, si i përfshirë në trafik droge.

Duke folur ditën e sotme në konferencën kombëtare antitrafikim, ai tha se i gjithë territori i Republikës së Shqipërisë, në nivel lokal e qendror, në kryeqytet, në rrethe apo edhe në zonat më të thella do të duhet të jetë nën një kontroll edhe më të rreptë.

“Fjalime të tëra, deklarata patetike, emisione e shkrime pafund adresohen për trafikun dhe trafikantët, emrat e të cilëve janë temë e ditës. Ndërkohë që do të duhej të flisnim e debatonim para së gjithash për thelbin e problemit, për mënyrën se si të përballemi me dukuri të tilla, që janë çdo ditë e më shumë transnacionale, pa ngjyrë e pa parti”, u shpreh Xhafaj.

Ai kërkoi që të flisnin shumë më pak disa nga politikanët në rolin butaforik të prokurorit e policit, që çështjen e luftës kundër trafikut, që sipas tij, e shohin thjesht e vetëm si trafik karrigesh pushteti, për t’iu dhënë mundësinë të veprojnë ata që e kanë më së shumti këtë përgjegjësi: njerëzit e ligjit, gjyqtarët, prokurorët dhe policët.

“Të gjithë flasim për trafikun e trafikantët po harrojmë të ngremë zërin e kërkojmë llogari për njerëzit e drejtësisë, për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që në vite kanë ridënuar apo rivrarë viktimat për t’iu shpëtuar burgun lloj- lloj trafikantëve që sot shëtisin lirshëm pasi kanë fituar imunitetin prej drejtësisë së korruptuar”, deklaroi ministri i Brendshëm.

Në përfundim të aktivitetit i pyetur nga gazetarët për dosjen “Habilaj”, ku përmendet ish-ministri Tahiri, Xhafaj u shpreh prerë “është çështje që i takon drejtësisë italiane”. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top