Connect with us

Akuzat ndaj Tahirit, Xhafaj: Hetimet nisën nga drejtësia italiane, vazhdojnë prej saj

Kuriozitete

Akuzat ndaj Tahirit, Xhafaj: Hetimet nisën nga drejtësia italiane, vazhdojnë prej saj

Akuzat ndaj Tahirit, Xhafaj: Hetimet nisën nga drejtësia italiane, vazhdojnë prej saj

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, komenton akuzat ndaj paraardhësit të tij Saimir Tahiri, ku përgjimet në përgjimet e dy shqiptarëve të ndaluar në Itali, përmendet si i përfshirë në trafik droge.

Xhafaj deklaroi spt se hetiomi është iniciuar dhe vazhdohet nga drejtësia italiane.

“Se pjesa tjetër, nuk besoj se bëj pjesë tek ata njerëzit që kam qejf të flasë pafund dhe për asgjë. Në këtë rast kur flet drejtësia këto janë çështje që i përkasin drejtësisë, nuk ka pse flet Ministria dhe ministri”, tha ai.

Lidhur me situatën e kanalizimit të vendit Xhafaj tha prerë “Prisni, duroni dhe do shikoni!”

Deputeti socialist Saimir Tahiri, i cili për thuajse katër vite drejtoi ministrinë e Brendshme u vu nën akuzë gjatë ditës së djeshme, pas daljes së përgjimeve të dy të arrestuarve në Itali, ku përmendnin emrin e tij si të përfshirë dhe ku të ndaluarit thoshin se ai merrte “pjesën”.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama duke reaguar lidhur me përgjimet tha se të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

“Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam -Me shtet, punë, mirëqenie. Asnjë luhatje. Asnjë rezervë. Asnjë dyshim: Lufta jonë me krimin do të vazhdojë në çdo ditë me edhe më shumë forcë. Deri në fund!”, deklaroi kreu i qeverisë. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top