Connect with us

Akuzat për trafik droge, Tahiri: Po, kam bërë një gabim!

Kuriozitete

Akuzat për trafik droge, Tahiri: Po, kam bërë një gabim!

Akuzat për trafik droge, Tahiri: Po, kam bërë një gabim!

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri thotë se gjatë punës së tij e dinte se do sulmohej duke deklaruar se “E di që duke bërë detyrën dhe zbatuar ligjin kam humbur shumë miq në politikë”.

Në konferencën e sotme për mediat, pas akuzave për trafik droge, ai i cilësoi të arrestuarit në Itali si kushërinj të dhjetë, që përdorin emrin e tij si politikan për t’u mburrur me njeri tjetrin, madje i cilësoi kriminel.

“Unë u kuptoj kundërshtarët e mi në opozitë dhe jo vetëm. Sot është dita e tyre që të merren me pallavrat e dy kriminelëve që mburren se kush ka më shumë njohje”, tha Tahiri.

Ai shtoi se nuk është nga ajo rracë që fshihet, por se përgjigjet edhe për kushërinjtë e tij të dhjetë.

“Unë kam bërë vetëm një gabim, katër vjet më parë që u shita makinën dhe duhet të kisha bërë verifikime. Përtej kësaj unë nuk kam pasur dhe as kam raporte me ta. Aq më tepër të paligjshëm”, deklaroi Tahiri.

Ish-ministri tha se sot është një ditë jo e lehtë për të, në raport me familjen, njerëzit që e kanë zgjedhur dhe që e besojnë, por edhe përpara djalit të tij.

“Dy kriminelë që janë kushërinj të shkallës së dhjetë përmendin emrin tim. Dy kriminelë që përmendin emra politikanësh siç ka raste pa fund. Unë kërkoj nga prokuroria, pa përfituar nga asnjë lloj imunitetit, të hetohet dhe verifikohet gjithçka. Në punën time dhe jo vetëm. Në familjen time dhe jo vetëm”, deklaroi ish-ministri i Brendshëm.

Orët e fundit, në mediat italiane u publikuan përgjimet e disa personave të zhytur në trafik ndërkombëtar droge me vlerë miliarda lekë. Në përgjime rezulton dhe Saimir Tahiri, për të cilin një nga të përgjuarit e policisë pohon se i dërgonte pjesën e vet të parave Tahirit, në rastin e përgjuar, 30 mijë euro.

Nga arrestimet e fundit në Itali të një bande droge, në krye të saj qëndron shtetasi Moisi Habilaj, për të cilin opozita thotë se është i afërmi i ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Mediat italiane, shkruan sot se Moisi Habilaj i arrestuar ditën e djeshme në shtetin fqinj, ka mbërritur në Siçili së bashku me bashkëpunëtorin e tij Sabi Çelaj me automjetin Audi të ish-ministrit Saimir Tahiri.

“Moisi Habilaj, kushëriri i Saimir Tahirit, në Siçili ishte ura kryesore lidhëse me trafikantët e mëdhenj të drogës të cilët mund të blinin me para në dorë qindra kilogramë marijuanë për ta shitur më pas në tregjet e drogës në Katania, Sirakuza e Raguza”, shkruajnë mediat italiane. /a.y/noa.al

TAHIRI: KUSHËRI S’KAM VETËM HABILAJN, POR EDHE NJË KRIMINEL TJETËR

SAIMIR TAHIRI: KUNDËRSHTARË NUK KISHA VETËM NË PD POR EDHE NË PS

Akuzat për trafik droge, Saimir Tahiri në konferencë: Ja e vërteta!

PROKURORI I PËRGJITHSHËM REFUZON TË PRESË NË TAKIM SAIMIR TAHIRIN

“Tahiri i lidhur me trafikantët e drogës”, Basha thirrje të fortë për kryeprokurorin Llalla

Emri i Tahirit u përmend nga trafikantët e drogës, Rama bën deklaratën e papritur

Berisha: Përgjimet italiane, gati mandati për arrestimin e Saimir Tahirit

Akuzat pas arrestimit të Habilajt, Tahiri konferencë në orën 16:00

Deputeti demokrat publikon dy akuza: Mjaftojnë për të futur Tahirin në burg

Media italiane zbardh përgjimet e Habilajt: 30 mijë euro duhet t’ia jap Saimirit

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top