Connect with us

Akuzohen për një sërë vjedhjesh të dokumentuara, pranga dy “skifterëve” në Elbasan

Kuriozitete

Akuzohen për një sërë vjedhjesh të dokumentuara, pranga dy “skifterëve” në Elbasan

Akuzohen për një sërë vjedhjesh të dokumentuara, pranga dy “skifterëve” në Elbasan

Policia e Elbasanit ka ndaluar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen si autorë të dyshuar të një sërë vjedhjesh në këtë qytet.

Burime policore bëjnë me dije se janë vënë në pranga Klodian Dhamo, 33 vjeç dhe Albert Pasko, 51 vjeç të dy banues në Elbasan.

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit M.T., 36 vjeç banues në Elbasan.

Ndalimi i tyre, u bë me urdhër të Prokurorit pasi më datë 11 tetor në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në Lagjen “5 Maji” në supermarketin e shtetasit R.B., 41 vjeç dyshohen të kenë vjedhur 16 shishe Uiski.

Gjithashtu gjatë hetimeve është bërë dokumentimi dhe zbulimi i tre ngjarjeve të tjera, pasi shtetasit e lartpërmendur dyshohen të jenë autorë të këtyre ngjarjeve konkretisht:

Më datë 10.09.2017 gjatë natës në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese” dyshohen të kenë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit E.Ç., 35 vjeç banues në Elbasan dhe dyshohen të kenë marrë një sasi lekësh.

Më datë 22.09.2017 në Lagjen “Skëndërbej” dyshohen të kenë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H.M., 57 vjeç.

Më datë 12.10.2017 në Lagjen “Emin Matraxhiu”, pranë banesës shtetasit A.L., 49 vjeç dyshohen ti kenë thyer xhamin e mjetit tip “Benz’ dhe dyshohen t’i kenë vjedhur kasetofonin e mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top