Kuriozitete
Ami në pritjen e saj të ëmbël, Ermali e tremb “për vdekje”
Ami në pritjen e saj të ëmbël, Ermali e tremb “për vdekje”
Ai nuk i lë shakatë as me bashkëshorten e tij, madje as kur sapo është zgjuar dhe është ende në krevat.
Ermal Mamaqi ka postuar një video në Instagramin e tij ku duket në krevat me Amin dhe edhe pse kjo e fundit është shtatzënë, ai nuk ngurron ta trembë në momentin që është e përhumbur në ekran.
Më pas aktori e postuar këtë video në Instagram krah së cilës shkruan: “Halloween filloi”.
Ami është në pritjen e saj të ëmbël prej disa muajsh dhe së shpejti familja do të shtohet edhe me një mysafir të ri.
Lajmin e ka bërë publik më herët në faqen e facebook-ut Ermal Mamaqi, ku kishte publikuar një foto me Amin, e cila ka bërë edhe testin e shtatzënisë. Disa ditë më parë çifti zbuloi edhe gjininë e bebes, për të cilët u m,ësua se do të bëhen prindër të një vajze.
Ami dhe Ermali kanë edhe një djalë, Joelin, i cili erdhi në jetë pak vite më parë. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.