Connect with us

Ankth dhe frikë për një vajzë, përndiqet vazhdimisht nga një djalë i ri

Kuriozitete

Ankth dhe frikë për një vajzë, përndiqet vazhdimisht nga një djalë i ri

Ankth dhe frikë për një vajzë, përndiqet vazhdimisht nga një djalë i ri

Një vajzë e re ka rënë pre e përndjekjes nga një djalë i ri, duke përjetuar momente ankthi dhe frike.

Gjatë ditës së djeshme, e martë, pas denoncimit të vajzës, policia ka shpallur në kërkim shtetasin M.D., 20 vjeç, me banim në Dibër.

Shpallja e tij në kërkim erdhi pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur duke i shkaktuar ankth psikologjik, shtetasen L.P., 19 vjeç.

Mësohet se i riu ishte fiksuar keq pas saj dhe i kërkonte lidhje intime, por pavarësisht refuzimit të saj, nuk hiqte dorë.

Ai e ndiqte kudo dhe për shkak të presionit të vazhdueshëm, 19 vjeçarja kishte nisur të përjetonte makth dhe frikë, duke e denoncuar atë në polici.

Lidhur me rastin, materialet për 20 vjeçarin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Përndjekja”. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top