Connect with us

Arratisja e 3 policëve, zv/ministri: Urdhër-arrestet erdhën një ditë me vonesë

Kuriozitete

Arratisja e 3 policëve, zv/ministri: Urdhër-arrestet erdhën një ditë me vonesë

Arratisja e 3 policëve, zv/ministri: Urdhër-arrestet erdhën një ditë me vonesë

Për Ministrinë e Brendshme, urdhri për ndalimin dhe arrestimin e 3 zyrtarëve të policisë së Vlorës i ka ardhur SHÇBA -së një ditë me vonesë. Të paktën kështu është shprehur zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj.

I ftuar në studion e emisionit “Byroja Politike” në ABC News, Hodaj tha se urdhri ka ardhur nga Prokuroria pa adresa të sakta të banimit të dy prej oficerëve të policisë.

“Aktet e prokurorisë janë të datës 21. Kanë mbërritur për njoftim te SHÇBA-ja në datë 22 në orën 10:30 dhe në 22:00 në mbrëmje ka dalë lajmi në media që këta të dy priteshin të arrestoheshin”, thotë Hodaj

Megjithatë zv/ministri e pranon se siç dihet publikisht, aksioni i policisë u dekonspirua.

“Të gjithë këto urdhrat dhe masa e arrestit ishin pa adresa. SHÇBA-ja i gjeti adresat. I mbajti nën vëzhgim adresat dhe në bashkëpunim me prokurorinë u konkurdua që në fillim do të bëhej kapja dhe pastaj kontrolli. Identifikimi, kapja dhe më pas kontrolli. Në momentin që lajmi u dekonspirua më pas në media, u procedua me kontrollin dhe nuk u gjetën personat që kërkoheshin”, theksoi ai.

Vetë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka dorëzuar kallëzim penal për dekonspirimin e operacionit të policisë, ndërsa vijon kërkimi për tre ish-zyrtarët e policisë, Jaeld Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode të dyshuar si të përfshirë në trafikun e drogës me Habilajt.(e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top