Connect with us

Arsyet kryesore pse një femër e tradhton partnerin

Kuriozitete

Arsyet kryesore pse një femër e tradhton partnerin

Kur një grua tradhton partnerin e saj, nuk bëhet gjithmonë në momente nervozizmi. Shpeshherë një marrëdhënie e paqëndrueshme e ka çuar atë në krahët e dikujt tjetër, të paktën kështu janë shprehur psikologët e Universitetit të Kalifornisë të cilët pasi kanë realizuar një pyetësor të gjatë me vajzat dhe gratë që kanë tradhtuar partnerët e tyre kanë dalë në këto konkluzione:

Më poshtë do të shihni disa prej arsyeve se pse një grua bëhet e pabesë.

Ajo nuk ndihet e vlerësuar

Në qoftë se partneri nuk i bën të ndihen të vlerësuara ato e kërkojnë vlefshmërinë në një tjetër vend.

Ka mungesë të kontaktit fizik

Kontakti fizik është shumë i rëndësishëm në një marrëdhënie. Nëse kontakti mungon, atëherë diçka nuk është duke shkuar mirë.

Zëri i saj nuk dëgjohet

Gratë mashtrojnë kur ato ndiejnë se mendimet e tyre nuk i dëgjon askush, shkruan blitz.al. Ato duan të dëgjohen kur flasin dhe të kenë vëmendjen e plotë të partnerit.

Ju jeni duke e nënvlerësuar

Në qoftë se ajo ndihet inferiore ndaj jush, atëherë e keni humbur.

Seksi nuk shkon mirë

Në qoftë se keni probleme në dhomën e gjumit atëherë është e sigurt se e dashura juaj do të kërkojë një person më të mirë se ju. Kini kujdes çuna mos ta humbni partneren për gjëra të tilla!

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top