Connect with us

Atentat mafioz shqiptarit në Ekuador, i përfshirë në trafikun e drogës

Kuriozitete

Atentat mafioz shqiptarit në Ekuador, i përfshirë në trafikun e drogës

Atentat mafioz shqiptarit në Ekuador, i përfshirë në trafikun e drogës

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri teksa udhëtonte me makinë të blinduar në Ekuador, pasi ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në rrugët Tungurahua dhe Primero de Mayo, në qendër të qytetit të Guayaquil.

Shqiptari po lëvizte me mjet të blinduar dhe në kohën e atentatit ka qenë i shoqëruar edhe nga një femër.

Kjo e fundit ka kërkuar të pijë një cigare dhe kur ka ulur xhamin e makinës, në atë moment një person është afruar dhe ka qëlluar disa herë shqiptarin, teksa ka futur armën përmes dritares.

"Viktima ishte objekt i një hetimi, që po bëhej për një ngjarje të ndodhur më 30 maj, ku një tjetër person me origjinë shqiptare ishte vrarë duke ecur në periferi të qytetit të Guayaquil nga dy persona", tha një zyrtar i lartë.

I riu shqiptar kishte lidhje dhe me vjedhjen e një mjeti të blinduar jashtë një dyqani në veri të qytetit. Nga gjurmët e gishtave të gjetura në mjet, policia identifikoi autorin, duke regjistruar njëkohësisht dhe të dhënat penale për trafikimin e lëndëve narkotike. www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top