Kuriozitete
ATLETICO MADRID, VLERËSIME PËR DEBUTIMIN E KEIDI BARES NË KUPËN E MBRETIT
ATLETICO MADRID, VLERËSIME PËR DEBUTIMIN E KEIDI BARES NË KUPËN E MBRETIT
Keidi Bare debutoi në këtë sezon me ekipin e parë të Atleticos së Madridit. Talenti shqiptar ishte titullar në sfidën e Kupës së Mbretit, ku “Colchoneros” barazuan 1-1 në fushën e Elches, duke shtyrë për çështjen e kualifikimit për në ndeshjen e kthimit.
Paraqitja e Bares u vlerësua për volumin e madh të punës së krijuar në krahun e djathtë të mesfushës, por edhe në qendër, duke mos bërë gabime.
Loja e 20-vjeçarit lë vend për optimizëm për të ardhmen, ndërsa në vlerësimet e mediave iberike, ai u paraqit më mirë krahasuar me dy yjet e skuadrës, Fernando Torres dhe argjentinasi Vietto, të cilët shpërdoruan shumë raste përpara portës.
Kapiteni i përfaqësueses Shpresa luajti për afro një orë, përpara se ti linte vendin në fushë një tjetër talenti të akademisë së Atleticos, Antonio Moyas, i cili regjistroi ndeshjen e parë në karrierë nën urdhërat e trajnerit Simeone.Sipas Supersport, pas paraqitjes në Kupën e Mbretit, tashmë Keidi Bare pret edhe debutimin në La Liga në këtë edicion, pasi deri më tani ka qenë titullar fiks në ekipin e dytë të Atleticos së Madridit në Segunda Division.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.