Kuriozitete
BABAI NXORRI VAJZËN NGA SHTËPIA SE NUK PIU QUMËSHTIN, E VOGLA U GJET E VDEKUR NË KANAL
BABAI NXORRI VAJZËN NGA SHTËPIA SE NUK PIU QUMËSHTIN, E VOGLA U GJET E VDEKUR NË KANAL
Ai nuk e mendoi se përfundimi mund të ishte tragjik, por për fat të keq kështu rezultoi.
Një baba, në Dallas të Teksasit, vendosi që ta nxjerrë jashtë shtëpisë vajzën e tij të vogël, në shenjë ndëshkimi se përse nuk kishte pirë qumështin.
Ishte ora 3 e mëngjesit kur Wesley Mathews përzuri vajzën, duke i thënë që të qëndrojë në një pemë afër shtëpisë.
Pak minuta më vonë ai kishte shkuar për ta marrë vazjën brenda, por më kot, ajo nuk ishte më aty.
Burri lajmëroi policinë për të rënë në gjurmët e të voglës.
Pas kërkimeve, policia tha se trupi i fëmijës u zbulua në një kanal, e pajetë, më pak se një milje nga shtëpia e saj, pasi autoritetet përdoren qentë për kërkimin e saj. /k.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.