Connect with us

Balla thumbon keq Bashën: Mbahuni miq demokratë!

Kuriozitete

Balla thumbon keq Bashën: Mbahuni miq demokratë!

Balla thumbon keq Bashën: Mbahuni miq demokratë!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thumbon keq kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, lidhur me ditën e Pavarësisë dhe atë të Çlirimit.

Ai ndalet në faktin që PD, prej disa vitesh feston në 28 Nëntor edhe ditën e Pavarësisë edhe atë të Çlirimit dhe konkretisht te lideri i saj.

Balla shkruan në një postim në Facebook se Lulzim Basha u zgjodh kryebashkiak duke ngatërruar kutitë dhe pastaj kryetar i PD duke ngatërruar tërë partinë.

Ai ironizon në vijim, duke thënë se më pas ngatërroi e bëri lëmsh edhe listat e deputetëve dhe se më tej akoma, e ngatërroi Partinë Demokratike me një burim parash të zeza në një ishull të Amerikës Jugore.

“Vazhdoi sot, duke ngatërruar Ditën e Çlirimit dhe shkuar tek varrezat e dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare në Tiranë, kur duhej të shkonte tek varri i Ismail Qemalit në Vlorë. Mbahuni miq demokratë, se ngatërresat nuk kanë mbaruar! Dhe sinqerisht, Gëzuar 105 vjetorin e Pavarësisë! Gëzuar 28 dhe 29 Nëntorin!”, shkruan Balla. /a.y/noa.al

Basha në ditën e Flamurit e të Çlirimit: 28 Nëntori na bashkon si komb, kujton çmimin e lartë të lirisë

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top