Connect with us

Basha komenton raportin e BB: Shqipëria, e fundit në rajon për investimet e huaja

Kuriozitete

Basha komenton raportin e BB: Shqipëria, e fundit në rajon për investimet e huaja

Basha komenton raportin e BB: Shqipëria, e fundit në rajon për investimet e huaja

Kryetari i Partisë Demokratike ka komentuar raportin e Bankës Botërore, “Doing Business 2018”.

Për Lulzim Bashën, ky raport evidentoi rënien e Shqipërisë me 7 vende të treguesit të të bërit biznes.

“Shqiperia humbet 7 vende ne vleresimin e Raportit te Bankes Boterore "Doing Business 2018", thuhet në një deklaratë të shpërndarë për mediat.

Për Bashës, faktori kyç që ka ndikuar në këtë performancë, është rritja e taksave nga ana e qeverisë.

“Faktori kryesor i këtij perkeqësimi është rritja e taksave dhe detyrimeve, duke humbur plot 28 vende për këtë arsye”, vijon më tej Basha.

Duke cituar raportin, Basha thotë “37.3% e fitimit shkon per taksa dhe kontribute, ndërkohë që qeveria zvarrit pafundësisht rimbursimin e TVSH-së”.

Kryedemokrati bën një krahasim me vendet fqinje, ku thotë kanë performancë më të mirë se Shqipëria.

“Fqinjët tanë vazhdojnë të kenë një renditje më të mirë sesa Shqipëria e cila renditet në vendin e 65. Maqedonia renditet në vendin e 11, Kosova në vendin e 40, Mali i Zi në vendin e 42, duke treguar perparësi krahasuar me Shqipërine.

Edhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, mesazhi është shumë i qarte:

Investitorët e huaj që duan të investojnë në Ballkan, e shohin Shqipërinë si zgjedhjen e fundit. Janë vendet fqinje (Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi) të cilat do të jenë më të afta për të thithur investitorët e huaj”, përfundon reagimi i Bashës. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top