Connect with us

Basha mbledh tryezën opozitare, shkon dhe Kryemadhi

Kuriozitete

Basha mbledh tryezën opozitare, shkon dhe Kryemadhi

Basha mbledh tryezën opozitare, shkon dhe Kryemadhi

Qysh me nisjen e sesionit të ri parlamentar, kauzat e trajtuara nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ishin thuajse të njëjtat, ku fokusi kryesor ishte lufta ndaj krimit.

Por kur ditën e djeshme nga përgjimet e autoriteteve italiane për dy të ndaluar për trafik droge përmendej emri i ish-ministrit Saimir Tahiri si i përfshirë, kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u afruan dhe më shumë.

Ishte Basha ai që lajmëroi se këtë të mërkurë do të mblidhte një tryezë të gjithë spektrin opozitar.

Rreth orës11.30 të paradites së sotme Basha ka mbledhur në tryezë gjithë përfaqësuesit e opozitës, ku mes tyre e pranishme është edhe Kryemadhi, e shoqëruar nga zyrtarë të lartë dhe LSI.

Tryeza erdhi pas thirrjes së Bashës për një tryezë dialogu për t’iu përgjigjur me një aksion politik luftës kundër krimit.

Nga ana e saj, Kryemadhi tha se situata kriminale është më e rënda që ka pasur vendi dhe se çdo qytetar ndihet i rrezikuar.

Në konferencën e saj për media, liderja e LSI tha se “ Mund të ketë pika që e ndajnë PD me LSI, por çështja që na bashkon në një front të vetëm është më e fortë se çdo ndasi që kemi mes nesh. Bashkëpunimi politik është një detyrë që na e kanë ngarkuar qytetarët me votën e tyre. Këtë ne do ta bëjmë në emër të së ardhmes. Atdheu është i përbashkët dhe është shumë i rrezikuar. Koha nuk pret ndaj duhet të mblidhemi së bashku. Mbështes qëndrimin e Bashës për një tryezë të gjerë politike që do t’i përgjigjet me aksion intensiv bandave në pushtet”.

Basha tha më herët se është emergjencë për thirrjen e një tryeze të madhe opozitare. Mbrëmjen e së martës pati dhe një takim kokë më kokë mes Kryemadhit dhe Bashës. /a.y/noa.al

Basha-Kryemadhi, takim “kokë më kokë” në selinë e PD-së

“Tahiri në trafikun e drogës”, Kryemadhi: Bashkë me PD kundër krimit

Basha: Rama shiti Tahirin, për të shpëtuar lëkurën e tij. Nesër mbledh gjithë spektrin opozitar

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top