Connect with us

Basha, me biznesin e vogël: Jemi shumica, të bashkuar ndalim projektin shkatërrues

Kuriozitete

Basha, me biznesin e vogël: Jemi shumica, të bashkuar ndalim projektin shkatërrues

Basha, me biznesin e vogël: Jemi shumica, të bashkuar ndalim projektin shkatërrues

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me pronarë dhe të punësuar në biznesin e vogël në Kavajë, të cilët u shprehen kundër futjes së tyre në skemën e pagesës së TVSH.

Ata iu ankuan kreut të opozitës duke i thënë se kjo do ti çojë drejt falimentimit për shkak të rritjes së shpenzimeve.

Po ashtu ata u ankuan se çmimet do të rriten patjetër, për shkak të rritjes së shpenzimeve.

Lulzim Basha në fjalën e tij tha, “Jeni shumicë. Shumica e biznesit është biznes i vogël. Këta janë pakicë, janë pakicë e qeverisë, 20% e shqiptarëve e kanë votu dhe rritjen e TVSH-së për biznesin e vogël po e bëjnë për hesap të 10 vetave, 10 oligarkëve. Këtu çelësi është bashkimi. Po u bashkuam, këta nuk kanë çfarë të na bëjnë. Do të detyrohen të zbrapsen”.

Kryetari i Partisë Demokratike i shpjegoi më tej, një të vetëpunësuar, projektin e tij.

“Ne duam që biznesi nën 12 milionë lek të reja për vit të mos paguajë fare TVSH. Vër pullën tek dera, punoni, t’i shërbeni njerëzve, mallrat e konsumit t’i shisni me çmime të arsyeshme dhe të nxirrni bukën e gojës, sepse vetëm për bukën e gojës punoni apo jo?”

Basha deklaroi në vijim se tek konsumatori do të shkojë çdo gjë.

“Do të përplaset aty. Unë do ta blej më shtrenjtë, do ta shes më shtrenjtë, konsumatori, pagat janë po ato. Po s’pati rritje pagash, po nuk u rritën, populli i shkretë do ta vuajë”, tha Basha.

Gjatë takimeve me qytetarët, Basha u ndalua edhe nga Bajram Sereci, të cilit i kanë grabitur në shtëpi një muaj më parë, ku i kanë dhunuar edhe prindërit, i cili u shpreh revoltuar duke thënë policia ende nuk ka gjetur autorët. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top