Connect with us

Basha: Ndalojmë pr/buxhetin e parave të pista, amendamente në parlament

Kuriozitete

Basha: Ndalojmë pr/buxhetin e parave të pista, amendamente në parlament

Basha: Ndalojmë pr/buxhetin e parave të pista, amendamente në parlament

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Në të mësohet se është diskutuar për projektbuxhetin që do të paraqesë nesër në seancën plenare qeveria. Mësohet se gjatë seancës së nesërme PD do të propozojë 16 amendamente për buxhetin e vitit 2018.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kryetari i PD-së, Lulzim Basha doli në një deklaratë për median. Basha deklaroi qëndrimin e demokratëve kundër pr/ buxhetit të vitit 2018 të cilën ai e quan buxhet i pastrimit të parave të pista. Për ta ndalur këtë pr/buxhet Basha prezantoi disa nisma.

“Nesër Edi Rama ka ndërmend të finalizojë buxhetin e pastrimit të parave të pista, të varfërimit të fermerëve, rrënimit e mëtejshëm të shëndetësisë, ndotjes së Shqipërisë me skemën 400 milionë euro si skemë mafioze korruptive. Qëndrimi i PD-së është kundër këtij projekti. Buxheti është dhe duhet të jetë akti i fundit i kësaj qeverie, dhe ne nuk do të lejojmë të zbatohet.

Pjesë e këtij qëndrimi do të jetë dhe dita e nesërme në parlament ku do të paraqesim disa amendamente të cilat synojnë në radhë të parë të zhbëjnë sistemin kriminal të taksave që është propozuar këto 4 vite. Janë pjesë e programit ekonomik të PD-së, i hartuar me mbështetje të ekspertëve ekonomikë”, u shpreh Basha.

Më tej ai ka deklaruar se “nesër në parlament do të bëjmë transparencë totale, do të paraqesim amendamente që synojnë të zhbëjnë sistemin kriminal të taksave duke propozuar taksën e sheshtë 9 për qind, TVSH 15%, pragu për TVSH e biznesit të vogël 12 milionë lekë në vit, heqja e taksës së qarkullimit që ul çmimin e karburantit me 200 lekë për litër, rritje e fondit për pagat dhe pensionet, ndihmës sociale, të përndjekurit. Rritja e pagave dhe pensioneve të mbahen në të njëjtin nivel si në vit elektoral”, tha Basha. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top