Connect with us

Basha: Rama shiti Tahirin, për të shpëtuar lëkurën e tij. Nesër mbledh gjithë spektrin opozitar

Kuriozitete

Basha: Rama shiti Tahirin, për të shpëtuar lëkurën e tij. Nesër mbledh gjithë spektrin opozitar

Basha: Rama shiti Tahirin, për të shpëtuar lëkurën e tij. Nesër mbledh gjithë spektrin opozitar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se provat e hetimit tregojnë se narkotrafikantët kanë kontribuar miliona euro në fushatën elektorale të Edi Ramës.

Në një konferencë për mediat pasditen e sotme ai deklaroi se 1400 herë PD e ka denoncuar Saimir Tahirin për lidhje me organizatat kriminale dhe trafikun e drogës.

Basha tha se Edi Rama burgosi dhe sulmoi oficerin e antidrogës Dritan Zagani, kur ai denoncoi me emra, lidhjet e Saimir Tahirit me të Habilajve.

“Rama e ka mbrojtur dhe e kas quajtur bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë Saimir Tahirin si dhe ministrin më të suksesshëm. Sot nuk ka shqiptarë të mendojë se Tahiri ka bërë me kokë të tij. Sot Rama e shiti Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se Tahiri ka qenë ndërmjetësi i Edi Ramës me Habilajt e Shullazët.

Basha paralajmëroi se fakte tronditëse do të dalin në ditët dhe javët në vazhdim për të tjerë ministra të Ramës, duke nënvizuar se gjithçka është bërë me bekimin e Edi Ramës, për të cilin tha se është përfituesi kryesor i parave.

“Kriminelët pohojnë se për të fituar zgjedhjet janë përdorur miliona euro. Këto janë prova që tregojë edhe skemën se si Rama ka blerë edhe votat”, tha Lulzim Basha.

Ai deklaroi se me Ramën në qeveri dhe jo para drejtësisë, qeveria shqiptare do vazhdojë të jetë karteli i krimit të organizuar dhe drogës.

Kryedemokrati bëri me dije se ditën e nesërme Partia Demokratike do të thërrasë një tryezë me gjithë spektrin opozitar.

“Po troket ora e ballafaqimit me të vërtetën, po troket ora e ballafaqimeve të mëdha”, tha në mbyllje kreu i opozitës. /a.y/noa.al

Ja dosja e plotë hetimore për bandën e drogës ku akuzohet dhe Saimir Tahiri

TAHIRI: KUSHËRI S’KAM VETËM HABILAJN, POR EDHE NJË KRIMINEL TJETËR

SAIMIR TAHIRI: KUNDËRSHTARË NUK KISHA VETËM NË PD POR EDHE NË PS

Akuzat për trafik droge, Saimir Tahiri në konferencë: Ja e vërteta!

PROKURORI I PËRGJITHSHËM REFUZON TË PRESË NË TAKIM SAIMIR TAHIRIN

“Tahiri i lidhur me trafikantët e drogës”, Basha thirrje të fortë për kryeprokurorin Llalla

Emri i Tahirit u përmend nga trafikantët e drogës, Rama bën deklaratën e papritur

Berisha: Përgjimet italiane, gati mandati për arrestimin e Saimir Tahirit

Akuzat pas arrestimit të Habilajt, Tahiri konferencë në orën 16:00

Deputeti demokrat publikon dy akuza: Mjaftojnë për të futur Tahirin në burg

Media italiane zbardh përgjimet e Habilajt: 30 mijë euro duhet t’ia jap Saimirit

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top