Connect with us

Bashkia e Tiranës financon termoizolimin e pallateve, jep 50% të fondit të projektit

Kuriozitete

Bashkia e Tiranës financon termoizolimin e pallateve, jep 50% të fondit të projektit

Bashkia e Tiranës financon termoizolimin e pallateve, jep 50% të fondit të projektit

Nëpërmjet një skeme fondesh të vëna në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, banorët e lagjeve mund të organizohen së bashku, nën udhëheqjen e administratorit të pallatit, për të përfituar financim për projekte infrastrukturore ose një problem të caktuar në komunitetin e tyre.

Administratori i tre pallateve në Komunën e Parisit, ka nisur punën për termoizolimin e godinave, të rrënuar nder vite. Banorët kanë paguar vetëm 50% të vlerës reale të investimit që po bëhet në banesat e tyre. Pjesa tjetër financohet nga bashkia. Mjafton një administrator i licencuar dhe aplikimi për fondet e komunitetit.

Që prej çeljes së këtij fondi në Bashkinë e Tiranës, janë paraqitur disa projekte, 6 prej të cilave kanë marrë dakordësinë dhe po zbatohen.

Erind Bejko, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Objekteve në Bashkëpronësi theksoi se: “Një administrator i sapozgjedhur me ligjin për bashkëpronësinë bën kërkesën pranë nesh së bashku me nevojat e pallatit. Ajo çka ne investojmë është 50 me 50. Nëse banorët fusin 10 milionë lekë të vjetra, bashkia fut 10 të tjera. Nëse banorët fusin 2 milionë lekë të rinj, bashkia bën të njëjtën gjë dhe fondi maksimal është 4 milionë lekë të rinj.”

Rikonstruksioni i tarracave, krijimi i vend parkimeve, lulishteve, këndeve të lodrave janë gjithashtu projekte që mund të financohen. Aplikimet janë të hapura në çdo kohë, ndërsa përgjigja për projektet jepet brenda 30 ditëve.

Nëpërmjet Fondit të Komuniteteve, Bashkia e Tiranës synon të arrihen një sërë objektivash, të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me përmirësimin e ambienteve të përbashkëta, por gjithashtu synojnë ndryshimin e mentalitetit të bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve publike. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top