Connect with us

Berisha kërkon Ramën në Kuvend: Ku është ai që nxin? Balla: Po bën marrëveshje me Bashën

Kuriozitete

Berisha kërkon Ramën në Kuvend: Ku është ai që nxin? Balla: Po bën marrëveshje me Bashën

Berisha kërkon Ramën në Kuvend: Ku është ai që nxin? Balla: Po bën marrëveshje me Bashën

Nuk ka munguar ironia dhe replika mes mazhorancës dhe opozitës, në seancën e kësaj të hëne në Kuvend, ku diskutohet projekt-rezoluta “për dënimin e fenomenit të dhunës në familje dhe marrjen e masave urgjente për evidentimin e situatës dhe gjetjen e mekanizmave efikas ligjor për parandalimin e këtij fenomeni”.

Protagonistë kanë qenë ish-Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Ka qenë ish-Kryeministri Berisha që ka ndërhyrë duke kërkuar që kryeministri Rama të ishte prezent në këtë seancë.

“Ai që mbahet për mizorik nuk është këtu, por nxin edhe me mosqënien këtu. Duhet të jëtë këtu dhe të kërkojë falje Violeta Manushit për ato që i ka thënë, ku është?” tha Berisha.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Ballës i cili me ironi i ka thënë se Rama ndodhet me Bashën në Bruksel për një marrëveshje të fshehtë.

“Është në Bruksel me Lulzim Bashën dhe po bëjnë marrëveshje”, iu drejtua Balla-Berishës.

Kujtojmë se Rama dhe Basha ndodhen në Bruksel me axhenda të ndara, ku kryeministri do të takojë zyrtarë të lartë ndërkombëtarë në Asamblenë e NATO-së, ndërsa Basha në punimet e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top