Connect with us

Berisha: Përgjimet italiane, gati mandati për arrestimin e Saimir Tahirit

Kuriozitete

Berisha: Përgjimet italiane, gati mandati për arrestimin e Saimir Tahirit

Berisha: Përgjimet italiane, gati mandati për arrestimin e Saimir Tahirit

Ish kryeministri Sali Berisha shkruan se mandati ndërkombëtar për arrestimin e Sajmir Tahirit tashmë është i sigurt.

Në një status në faqen e tij në facebook, ai i referohet lajmit të medieve italiane, të cilat kanë nxjerrë sot një përgjim të Moisi Habilajt, sipas të cilit “30 mijë euro duhet t’ia dërgoj Saimirit”.

“Saje qorri provohet anëtar i bandës, merrte nga Habilajt 30 mijë euro për çdo rrugë transporti droge që bëhej me skafin e tij! Miq, përgjimet e partnerëve italiane, konfirmojnë përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës që bënin tezakët e tij Habilaj”, shkruan Berisha.

Sipas hetuesve italianë Moisi Habilaj ka mbërritur në Siçili së bashku me bashkëpunëtorin e tij Sabi Celaj me automjetin Audi të ish-Ministrit Saimir Tahiri.

“Moisi Habilaj, kushëriri i Saimir Tahirit, në Siçili ishte ura kryesore lidhëse me trafikantët e mëdhenj të drogës të cilët mund të blenin me para në dorë qindra kilogramë marijuanë për ta shitur më pas në tregjet e drogës në Katania, Sirakuza e Raguza.

Në Shqipëri ndaj kushëririt të Ministrit ka pasur shumë herë dyshime. Nuk është hetuar kurrë, nuk është arrestuar kurrë, por është fotografuar shumë herë me kreun e policisë kufitare në qytezën bregdetare të Dhërmiut.

Udhëtonte vazhdimisht nga Shqipëria drejt Siçilisë duke kaluar përmes Puglias për të dakortësuar shitjen e drogës e për të kërkuar vendet e përshtatshme për ankorimin e anijeve me drogë dhe ato të destinuara për ruajtjen e lëndës narkotike”, shkruan media italiane. /b.l/noa.al/

Deputeti demokrat publikon dy akuza: Mjaftojnë për të futur Tahirin në burg

Arrestimi i Habilajt, Basha: Rama hesht, Tahiri i lidhur me nakortrafikun, të arrestohet

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top