Connect with us

Bleona Qereti tregon kujt i dedikohet kënga “Ti nuk din as më ma lyp”

Kuriozitete

Bleona Qereti tregon kujt i dedikohet kënga “Ti nuk din as më ma lyp”

Bleona Qereti tregon kujt i dedikohet kënga “Ti nuk din as më ma lyp”

Me një karrierë prej më shumë se dy dekadash në skenën shqiptare, Bleona Qereti numëron këngë të shumta në repertorin e saj. Mirëpo, një ndër këngët më të famshme të saj që vijon të përflitet ndonëse kanë kaluar vite të shumta nga publikimi, është pikërisht kënga “Ti nuk din as me ma lyp”.

Kënga asokohe bëri bujë për shkak të titullit mjaft provokues, mirëpo bujën e vërtetë e ka bërë mbrëmjen e së shtunës, më shumë se 10 vite më pas, pasi në studion e “Xing me Ermalin”, Bleona Qereti zbuloi se ajo në fakt i dedikohet dikujt.

“Realisht unë atë këngën ia kam bërë dikujt. Domethënë është një histori e vërtetë pas këngës”, u shpreh Bleona.

Ajo kuriozoi publikun dhe drejtuesin e emisionit Ermal Mamaqi, i cili këmbënguli që këngëtarja të zbulonte identitetin e personit të cilit i dedikohet kënga.

“Nuk është me rëndësi të merremi me emra. Ai është shumë i madh tani dhe ka qenë i madh edhe atëherë. Unë dhe Agim Doçi e kishim fjalën për fenomenin”, u shpreh Bleona, duke refuzuar të zbulojë emrin.

Megjithatë, referuar tekstit në të cilin thuhet “hiq kravatën që ke në fyt”, ajo me siguri i dedikohet një zyrtari dhe siç la të kuptohej Bleona në shakatë e saj me Mamaqin, bëhet fjalë për një politikan.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top