Connect with us

Borë dhe acar në Kukës, shikoni mësuesin hero ç’bën për të ndihmuar nxënësit

Kuriozitete

Borë dhe acar në Kukës, shikoni mësuesin hero ç’bën për të ndihmuar nxënësit

Borë dhe acar në Kukës, shikoni mësuesin hero ç’bën për të ndihmuar nxënësit

Mëngjesi i kësaj të marte, i gjeti të zbardhur nga dëbora disa fshatra në Kukës, ku acari dhe athëtira e dimrit ka trokitur më herët.

Gazetari Bekim Lekica, i cili për shumë vite ka punuar si korrespodent i rrethit Kukësit, dhe që prej vitesh punon si mësues në zonën e Shishtavecit, është kthyer në ndihmësin e nxënësve të vegjël.

Mëngjesin e sotëm teksa fshatrat Shishtavec dhe Topojan janë zbardhur nën dëborë, për shkak të flokëve të dendura të rëna gjatë gjithë natës, në agim ka ndihmuar nxënësit për disa kilometra që mes dëborës dhe acarit të shkojnë në shkollat e tyre.

Kjo për shkak se dëbora, acari dhe terreni i thyer malor, e bëjnë të pamundur lëvizjen e fëmijëve pa shoqërues.

Bekimi bashkë me mësues të tjerë dhe nxënës më të rritur, kanë ndihmuar nxënës të tjerë të mitur siç mund të shikoni në fotogaleri, që të shkojnë në shkollë pa problem.

Një vështirësi me të cilën nxënësit përballen shpesh dhe që qysh në këto ditë tetori po “kaliten” për çfarë i pret më tej… /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top