Connect with us

Bota e muzikës në zi, ndërron jetë legjenda e viteve ’50-‘60

Kuriozitete

Bota e muzikës në zi, ndërron jetë legjenda e viteve ’50-‘60

Bota e muzikës në zi, ndërron jetë legjenda e viteve ’50-‘60

Ai do të mbahet mend nga shumë të apasionuar pas muzikës së tij, kryesisht rrok. Ai ishte mbreti i këtij zhaneri në vitet 50-60, por që ka mbyllur sytë në moshën 89-vjeçare.

Bëhet fjalë për të madhin Fats Domino, i cili ndërroi jetë, i rrethuar nga familjarë dhe miq.

Ai është i njohur si pianist dhe këngëtar-kompozitor, me disa nga këngët e tij më të njohura duke përfshirë Blueberry Hill dhe Walkin To New Orleans.

Këngëtarja shiti më shumë se 65 milionë regjistrime këngësh, dhe ishte një nga yjet më të mëdhenj rock dhe roll në vitet 1950.

Ai pati ndikim të madh tek artistët e tjerë si, Elvis Presley dhe Paul McCartney.

Domino ishte gjithashtu një nga muzikantët e parë që u fut në Rock & Roll Hall Of Fame në vitin 1986, ku u inkuadrua nga Billy Joel.

Në vitin 2007, një numër i artistëve, përfshirë Neil Young, Elton John dhe Norah Jones u mblodhën për një album të veçantë live që përmban vetëm këngët e tij, të titulluar Going Home. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top