Connect with us

Çako në SHBA, zbulohet arsyeja e vizitës

Kuriozitete

Çako në SHBA, zbulohet arsyeja e vizitës

Çako në SHBA, zbulohet arsyeja e vizitës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një vizitë zyrtare.

Gjatë vizitës në Philadelphia, ku ndodhet për punimet në Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, ka zhvilluar një takim me Presidentin e IACP-së, Donald de Luca si dhe me Bruce C. Swartz, Zv/ndihmës Prokuror i Përgjithshëm dhe Këshilltar i Departamentit të Drejtësisë për Çështjet Ndërkombëtare

Gjatë takimit që Çako zhvilloi me dy zyrtarët e lartë, është diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve në luftën kundër krimit.

Të dyja palët ranë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në disa fusha.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako ka njohur bashkëbiseduesit me punën e bërë dhe reformat e ndërmarra nga Policia e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike si dhe emigracionit të paligjshëm.

Të dy zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar bashkëpunimin si mjaft të mirë dhe kanë shprehur mbështetjen për Policinë e Shtetit edhe në të ardhmen. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top