Connect with us

“Çmendet” piloti, 200 pasagjerët e avionit u tmerruan në qiell

Kuriozitete

“Çmendet” piloti, 200 pasagjerët e avionit u tmerruan në qiell

“Çmendet” piloti, 200 pasagjerët e avionit u tmerruan në qiell

Një pilot është vënë nën hetim për një veprim të rrezikshëm mbi aeroport, çka bëri që pasagjerët në bord të ulërinin pasi mendonin se po rrëzoheshin.

Fluturimi i fundit në distanca të gjata nga linja ajrore e falimentuar, Air Berlin, u krye nga aeroplani Airbus A330, i cili zhvilloi një mbikalim nderi, duke u kthyer në anën e tij dhe duke realizuar një fluturim shqetësues pranë terminalit të aeroportit.

Në një video të filmuar nga toka, mund të dëgjohet një grua duke thënë: “Çfarë po bën ai?” Fluturimi AB7001 nga Miami në Gjermani dukej sikur ishte gati për të dalë kur mori shpejtësinë dhe ngritjen, duke treguar krahët e vet për herë të fundit.

Aeroplani pastaj bën një kthesë të mprehtë majtas drejt ndërtesës së terminalit, me njerëzit në tarracën e jashtme që ulërinin nga frika. Një punonjës i aeroportit i cili shikonte skenat dramatike mendoi se aeroplani do të rrëzohet menjëherë në terminal.

“Ishte një ndjenjë e çuditshme kur A330 erdhi drejt nesh, pasi nuk e dinim më parë se do të bënte një xhiro nderi”, tha ajo. Autoriteti federal i aviacionit (LBA) është caktuar të hetojë.

Sidoqoftë një tjetër video, e kryer nga kulla e kontrollit në Aeroportin e Dusseldorfit, tregon qartë se ishte një veprim i përkryer i orkestruar dhe se askush në aeroport nuk ishte në rrezik. www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top