Connect with us

Cristiano Ronaldo zbulon privilegjin më të madh në jetë

Kuriozitete

Cristiano Ronaldo zbulon privilegjin më të madh në jetë

Cristiano Ronaldo zbulon privilegjin më të madh në jetë

Gjërat mund të mos jenë të mira për Cristiano Ronaldon në fushë, në këtë moment, me yllin e Real Madridit duke u përpjekur të gjejë rrjetën. Mirëpo, portugezi thotë se larg nga gjërat e futbollit nuk kanë qenë kurrë më mirë.

Tashmë baba i tre fëmijëve, me Cristiano Jr, binjakët Eva dhe Mateo, dhe një tjetër vajzë e vogël, Alana Martina, që pritet të vijë në jetë nga e dashura Georgina Rodriguez, Ronaldo po shijon zgjerimin e bizneseve, së bashku me familjen e tij.

Një biznes i tillë është linja e tij e veshjeve, me produktin më të fundit që është “CR7 Junior Collection”, të cilin 32-vjeçari e ka promovuar së bashku me të parëlindurin e tij.

Duke folur për revistën spanjolle “Hola”, gjatë këtij promovimi, Ronaldo mori kohë të shprehet për jetën e tij familjare. Ai pranon se nuk mendon të ketë ndonjë fëmijë tjetër, sapo të lindë fëmija i katërt.

“Nuk më duket se kam kohë që të kem një fëmijë tjetër, tha ai, por duke parë familjen time të rritet, është sinqerisht privilegji më i madh që kam pasur ndonjëherë, shkruan telesport. Më pëlqen çdo sekondë. Atësia më ka mësuar gjëra të dashurisë, që kurrë nuk e kam ditur se ekzistonin; më ka zbutur dhe më ka dhënë një perspektivë të re mbi atë që ka rëndësi të vërtetë në jetë”.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top