Connect with us

“Daily Mail” artikull tjetër për shqiptarët që futen ilegalisht në Britani, jeta që bëjnë atje

Kuriozitete

“Daily Mail” artikull tjetër për shqiptarët që futen ilegalisht në Britani, jeta që bëjnë atje

“Daily Mail” artikull tjetër për shqiptarët që futen ilegalisht në Britani, jeta që bëjnë atje

Emigrimi i të rinjve drejt Britanisë së Madhe ka tërhequr përsëri vëmendjen e gazetës “Daily Mail”. Rrethuar nga malet me borë, Krumë është "periferia" më e vështirë e Londrës, e nisë ajo artikullin.

Largimi i të rinjve drejt Anglisë në mënyrë ilegale e që shifrat e pagesave arrijnë dhe deri në 12.000 paund, në shumicat e rasteve bëhet me ndihmën dhe mbështetjen e familjes.

Prestigjiozja britanike e paraqet jetën e të rinjve në veri të Shqipërisë pa të ardhme dhe që mundësia e vetme që mbetet është, Anglia.

Mirëpo pas kalimit në shtetin tjetër jetesa e tyre ndryshon, nga të pa shpresë kthehen ndër personat që bëjnë foto me pije alkoolike dhe flamurin shqiptarë.

“Duke qeshur, duke mbajtur shishe me pije dhe me flamurin shqiptar, selfiet e të rinjve janë në faqe të cilat mund të arrijnë 60,000 ndjekës. Dje edhe qeveria shqiptare e quajti Britaninë një vend i arritshëm lehtë krahasuar me shtetet e tjera dhe i kërkoi asaj të kthejë sa më shpejt emigrantët shqiptarë në atdhe.

Ndërkohë familjet atje hapur e kanë pranuar dërgimin e fëmijëve të tyre në mënyrë ilegale në Britani për të gjetur një jetë më të mirë. Shumë përfundojnë në qendra kujdestare”, sipas një investigimi të Daily Mail.

E ardhmja e tyre në shtetit Britanik mund të marri dhe drejtim tjetër duke përfunduar të punojnë si trafikantë droge për bandat e krimit shqiptarë të cilat shteti britanikë i përshkroi bandat më të rrezikshme.

Vëmendja e gazetës shkon dhe tek historitë njerëzore të këtyre familjeve që janë të gatshme që fëmija i tyre të jetojë në një familje kujdestare në Britani vetëm që të ketë një të ardhme më të mirë.

Ish-polic Isa Rexha nuk e ka parë djalin e tij për dy vjet që prej moshës 15 vjeç. I riu jeton me prindërit kujdestarë në jug-perëndim të Londrës dhe merr shkollimin e financuar nga shteti ndërsa ai stërvitet për t'u bërë hidraulik" shkruan “Daily Mail”.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top