Connect with us

Debatet në komisionin e Integrimit, anëtarët e PS: Të merren masa për Pollon, fyeu Bushatin

Kuriozitete

Debatet në komisionin e Integrimit, anëtarët e PS: Të merren masa për Pollon, fyeu Bushatin

Debatet në komisionin e Integrimit, anëtarët e PS: Të merren masa për Pollon, fyeu Bushatin

Anëtarët e Partisë Socialiste të komisionit parlamentar të Integrimit Europian i kanë dërguar një letër kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, Këshillit për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetit dhe Byrosë së Kuvendit lidhur me debatin e ndodhur gjatë mbledhjes së ditës së sotme mes demokratit Genc Pollo dhe ministrit Ditmir Byushati.

Anëtarët e shumicës parlamentare në Komisionin e Integrimit Evropian, duke marrë shkas nga sjellja dhe gjuha ofenduese dhee joparlamentare në Kuvend sipas tyre, e kryetarit të këtij komisioni, Genc Pollo, në seancën dëgjimore të ditës së sotme me ministrin e Europës dhe Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, kërkojnë ndëshkim për deputetin demokrat.

Në letër thuhet se mbledhja e komisionit të Integrimit Evropian, planifikuar për dëgjesën me ministrin e Europës dhe Punëve të Jashtme, filloi me shkelje të Rregullores së Kuvendit, sepse nuk u miratua procesverbali i mbledhjes së kaluar të komisionit. Gjithashtu, nënvizohet se nga ana e kryetarit të komisionit u tejkalua rendi i ditës së mbledhjes, lidhur me çështjen për të cilën ishte thirrur dëgjesa.

“Gjithsesi, duke marrë edhe mirëkuptimin e ministrit, komisioni ra dakord për të vazhduar seancën dëgjimore. Kryetari i komisionit të Integrimit Evropian, në kapërcim të kompetencave që i jep Rregullorja e Kuvendit, për drejtimin dhe moderimin e mbledhjes së komisionit, shpërdoroi vullnetin dhe besimin e mazhorancës dhe të ministrit për t’iu përgjigjur me detaje pyetjeve për procesin e integrimit evropian”, thuhet më tej.

Nënvizohet se situata u bë e posaçërisht e papranueshme në momentin kur kryetari i komisionit cenoi dinjitetin e zotit Ditmir Bushati, duke përdorur fjalë tërësisht joetike si ‘halabak’ e ‘rrugaç’.

Këto fyerje, sipas anëtarëve socialistë të komisionit, janë të papranueshme për këdo, por në rastin kur këto i drejtohen Ministrit për Evropën dhe punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, dëmtojnë edhe imazhin e shtetit shqiptar.

Anëtarët e mazhorancës në komisionin e Integrimit evropian, dënojnë përdorimin e gjuhës së papërshtatshme, joparlamentare dhe ofenduese ndaj cilitdo, qoftë anëtar i komisionit apo i ftuar, që shpërdoron detyrën dhe përpiqet të dëmtojë veprimtarinë e Kuvendit në komisione apo seancë plenare.

“Për sa më sipër, duke qenë se Rregullorja e Kuvendit, ka boshllëk normativ në kreun “Rregulli dhe sjellja në Kuvend” dhe nuk parashikon rregulla sjelljeje të posaçme gjatë zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve parlamentare, kërkojmë nga organet përgjegjëse të Kuvendit të marrin masa për të plotësuar sa më parë boshllëkun që ekziston për këtë çështje”, thuhet në mbyllje të qëndrimit.

PD dhe LSI bëhen bashkë kundër Bushatit: Sjellje dhe gjuhë rrugaçërore

Më herët Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim u bënë bashkë, duke dalë kundër ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

Në një deklaratë të Partisë Demokratike thuhet se, anëtarët e Komisionit të Integrimit Europian, shprehen të skandalizuar nga sjellja dhe gjuha rrugaçërore e ministrit Bushati, gjatë dëgjesës së tij para komisionit paraditen e sotme.

“Pas një fjalimi tërësisht të politizuar dhe në mënyrë të paprovokuar, Bushati në mungesë të argumenteve dhe si pasojë e dështimit të axhendës integruese, në mbrojtje të vetvetes zgjodhi të ofendojë personalisht kryetarin e komisionit, Genc Pollo, dhe vijoi të përgojonte dhe deputetë të tjerë të opozitës. Ne, anëtarët e Komisionit për Integrimin Europian, e dënojmë këtë akt jo vetëm si shprehje të sjelljes personale, por edhe institucionale të Ditmir Bushatit”, thuhet në deklaratë.

Më tej në qëndrimin e anëtarëve opozitarë të komisionit, mes tyre dhe Kejdi Mehmetaj e LSI, thuhet se ky akt është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Në këtë linjë nënvizohet se anëtarët e komisionit refuzojnë të pranojnë nga Bushati apo çdo person tjetër i thirrur në dëgjesë, përfshi dhe anëtarët e qeverisë një sjellje të tillë, e cila nuk do të tolerohet më në komisionin.

“Ne do ndjekim procedurat e Rregullores së Kuvendit që të merret masë disiplinore ndaj deputetit Bushati. Kejdi Mehmetaj, Aldo Bumçi, Grida Duma, Vangjel Dule, Jorida Tabaku, Viktor Tushaj, Genc Pollo”, thuhet në mbyllje të qëndrimit.

Plas sherri në komision, Pollo: Sjellje rrugaçi! Bushati: Kërko falje ose braktis seancën

Një dëgjesë e thjeshtë në Komisionin parlamentar të Integrimit mes deputetëve dhe ministrit Ditmir Bushati ka degraduar në fyerje dhe debate të ashpra mes kryediplomatit e kryetarit demokrat të komisionit Gent Pollo.

Seanca dëgjimore ka degjeneruar pasi Genc Pollo ka hedhur akuza në drejtim të Ministrit Bushati në lidhje me familjarin e Saimir Tahirit, trafikantin Moisi Habilaj.

Replikat kanë vijuar mes dy deputetëve. Pollo e ka cilësuar sjelljen e Ministrit si “rrugaçe”, ndërsa Bushati i është kthyer duke i kërkuar të kërkojë ndjesë. Pavarësisht kërkesës, kryetari i komisionit Pollo nuk ka kërkuar falje e kësisoj Bushati është larguar nga komisioni.

Pjesë nga debati:

Bushati: Kaq shume e keni përmendur krimin e organizuar, kanabisin sa që kam frikë se do vij Hollivudi për të bërë një film për mafian shqiptare…

Pollo: Po kushëriri famshëm, Moisi Habilaj duhet të ketë një rol në këtë film që do xhirohet??

Bushati: Agjentë të specializuar do vijnë në Shqipëri për të kontribuar për fazën e re të luftës ndaj krimit të organizuar.

Bushati: Komisioni drejtohej më mirë nga Majlinda Bregu. Ti nuk je simboli i ndershmërisë këtu.

Genc Pollo: Lëri këto komente prej rrugaçi.

Bushati: Më nderon shumë kur ma thua emrin dhe mbiemrin që kam. Nuk lejoj as ty, as Saliun tënd të më thonë mua rrugaç. Unë nuk e vazhdoj këtë mbledhje pa kërkuar falje. Mua nuk më fyen dot. Kafen drekën dhe darkën di unë se me kë e ha. Mua këtu më trajton vetëm si ministër të Jashtëm. Për sa kohë nuk e ke kriterin elementar të edukatës nuk mund ta vazhdoj këtë seancë. Mos u ndje i provokuar nga ajo që unë thashë për Bregun, me të cilën unë kam pasur debate shumë të ashpra, por nuk e kemi kaluar kurrë cakun. /a.y/noa.al

PD dhe LSI bëhen bashkë kundër Bushatit: Sjellje dhe gjuhë rrugaçërore

Plas sherri në komision, Pollo: Sjellje rrugaçi! Bushati: Kërko falje ose braktis seancën

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top