Connect with us

Dënohet me burg bukëpjekësi shqiptar, vrau një person se i prishi gjumin

Kuriozitete

Dënohet me burg bukëpjekësi shqiptar, vrau një person se i prishi gjumin

Dënohet me burg bukëpjekësi shqiptar, vrau një person se i prishi gjumin

Një shqiptar është dënuar me 16 vite dhe tetë muaj burg, për një vrasje të kryer në Itali.

Vendimi është dhënë dje nga Gjykata e Apelit, për vrasjen e kontabilistit italian, Francesco Maria Pennaçhi i cili u vra në Velletri nga shqiptari, Lorenc Prifti, 45 vjeç, me profesion bukëpjekës.

Ngjarja ndodhi natën midis 26 dhe 27 nëntor të vitit 2015. Shqiptari përfitoi gjykim të shkurtuar, çka solli edhe uljen e dënimit të tij, pasi më herët ishte kërkuar 30 vite heqje lirie.

Krimi u krye në një shtëpi, në Via dei Volsci në Velletri brenda në studion e kontabilistit. Vrasjen në fjalë mediat italiane e konsideruan makabre.

Shkaku i vrasjes ishte prishja e gjumit ndaj shqiptarit, i cili qëlloi për vdekje me thikë 32 vjeçarin italian. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top