Connect with us

Deputeti i PD-së zbulon skenarin, Noka: Së shpejti do rrëzojmë Ramën

Kuriozitete

Deputeti i PD-së zbulon skenarin, Noka: Së shpejti do rrëzojmë Ramën

Deputeti i PD-së zbulon skenarin, Noka: Së shpejti do rrëzojmë Ramën

Ajo që flitej nën zë apo në formë të kriptuar tashmë po bëhet e qartë. Partia Demokratike po organizohet që të nisë atë që ajo e quan revolucionin popullor demokratik me synimin të rrëzojë Edi Ramën si kryeministër.

Këtë e bëri të ditur dje Flamur Noka, deputet i kësaj force politike dhe nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Noka tha se aktualisht struktuat e PD po përgatiten për të hartuar të gjithë planin e detajuar se si do të aplikohet ky revolucon me qëllimin rrëzimin e kësaj qeverie që sipas tij e ka kohën shumë të shkurtër.

Kapja e institucioneve shtetërore nga krimi, implikimi i qeverisë në trafikun e drogës, ekonomia në pikiatë, largimi masiv në emigracion dhe oligarkia financiare janë arsyet e mëdha që PD do të ngrihet në protesta masive që do të shndërrohen në revolucion.

Noka shtoi se PD ka mbështetjen e faktorit ndërkombëtar për të arritur në qëllimin final. Ai dha edhe një shifër të frikshme për numrin e personave që janë të lidhur me grupet kriminale.

“Në Shqipëri aktualisht janë 5 mijë persona si pjesë e grupeve kriminale dhe klaneve mafioze dhe kjo nuk është kambanë alarmi por një arsye e madhe që ne duhet të kemi një qeveri antimafia dhe jo qeveri promafias”, tha Noka. Por si do të arrihet të realizohet ky revolucion duke patur parasysh se kjo mund të sjellë destabilizimin vendit? “Ne nuk do djegim Shqipërinë, por do rrëzojmë Edi Ramën” tha Noka.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top