Connect with us

DEPUTETI PARALAJMËRON “FURTUNË”: TË TJERA PROVA QË IMPLIKOJNË MAZHORANCËN ME KRIMIN

Kuriozitete

DEPUTETI PARALAJMËRON “FURTUNË”: TË TJERA PROVA QË IMPLIKOJNË MAZHORANCËN ME KRIMIN

DEPUTETI PARALAJMËRON “FURTUNË”: TË TJERA PROVA QË IMPLIKOJNË MAZHORANCËN ME KRIMIN

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, deklaron se në vijim priten prova të tjera që implikojnë ministra dhe ish-ministra të tjerë të qeverisa "Rama" me krimin.

“ Në ditët në vazhdim do të ketë dhe tryeza të tjera, aksione të tjera politike. Çështja Tahiri nuk është se zgjati tre ditë dhe si çdo çudi shqiptare zgjatrvetëm tre ditë por është një çështje që do të vazhdojë.

Jo se duam ne, por faktet e dala nga përgjimet e Antimafias italiane kërkojnë që proceset hetimore të thellohen edhe në drejtim të figurave të tjera.

Jo thjesht se i di PD, por në bazë të të dhënave, deklaratave dhe të atyre denoncimeve që vinë nga shumë drejtime pritet që në pjesën e kërkesave të prokurorisë të ketë edhe emra të tjerë big të mazhorancës, ish-Ministra, Ministra. Situatat janë evoluim dhe në zhvillim e sipër”, ka thwnw ligjvwnwsi i djathtw.

Në intervistën e mbrëmjes në Ora Neës, Boçi thotë se edhe lëvizja e Ramës për të mbrojtur ish-Ministrin Tahiri kishte për qëllim të bllokonte efektin domino.

“Efekti domino do të sjellë pasojën tek Rama dhe brenda dy të këqijave Rama ka zgjedhur të keqën më të gjatë. Rama ka preferuar më mirë të ndeshet me partnerët duke bllokuar efektin domino.

Dorëzimi i Tahirit do të sillte dhe dorëzime të tjera pasi dosja në fjalë ka shumë elementë, sikurse elementë të tjerë të hetimit dhe përgjimet e tjera sjellin dhe fakte për Ministra të tjerë dhe ish-Ministra të qeverisë Rama”, u shpreh ai.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top