Connect with us

Dështoi 11 herë dhe vendosi të adoptojë një fëmijë, por i ndodh një dramë më e madhe (FOTO)

Kuriozitete

Dështoi 11 herë dhe vendosi të adoptojë një fëmijë, por i ndodh një dramë më e madhe (FOTO)

Historia e kësaj gruaja është një nga më të trishtat që mund të keni dëgjuar ndonjëherë
Ajo prej 15 vitesh ka tentuar në çdo formë për të pasur një fëmijë por nuk ia ka dalë dot, dhe në këto vite ka bërë 11 aborte.

Por kur Rhian Evans, sot 45-vjeçe, iu dha mundësia më në fund që të birësonte një fëmijë, ajo mësoi se vuante nga kanceri i gjirit.

E sikur të mos mjaftonte kjo, edhe bashkëshorti i saj u diagnostikua me Sklerozë Multiple e cila ndikon në tru si dhe në palcën kurrizore.

Tashmë prej 4 vitesh Rhian është duke luftuar për ta mposhtur kancerin edhe pse mjekët nuk i kanë dhënë shumë shpresa.

Në një intervistë për “Mirror” ajo është shprehur se ndihet keq për të birin dhe nuk do që të ndahet prej tij.
”Përse pikërisht kur ne u lumturuam me ardhjen e tij në jetën tonë duhej të na ndodhte kjo e keqe e madhe?! Por unë do të vazhdoj të luftoj fort dhe arsyeja pse dua të jetoj është vetëm im bir. Nuk do ta harroj kurrë kur ai më pa duke qarë dhe mu ul në gjunjë për të më fshirë lotët”.

Prej pak kohësh, Rhian së bashku me dy motrat e saj kanë nisur një fushatë ndërgjegjësimi për kancerin si dhe po mbledhin fonde për të ndihmuar të sëmurët e tjerë njësoj si ajo.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top