Kuriozitete
Digjen 2 shtëpi në vendin tonë, i përkisnin 2 vëllerzrve
Digjen 2 shtëpi në vendin tonë, i përkisnin 2 vëllerzrve
Përfshihen nga flakët 2 banesa në fshatin Leshnicë të Pogradecit.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ndërsa 2 shtëpitë e përfshira nga zjarri, pranë njëra tjetrës, i përkasin 2 vëllezërve, A.P., dhe P.P.
Nga të dhënat e para rezulton se dëme në njerëz nuk ka, por si pasojë e zjarrit ka dëme materiale në të dyja banesat.
Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërsa në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikëset.
Po punohet për fikjen e flakëve dhe zbardhjen e shkaqeve të rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.