Kuriozitete
Digjet makina, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Digjet makina, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Një automjet është djegur plotësisht. Ngjarja është regjistruar në orën 03:00, në lagjen “Kushtrimi”, në Vlorë.
Policia vendore raporton se ka qenë një telefonatë në sallën operative që ka njoftuar për incidentin përballë shkollës “Halim Xhelo”.
Automjeti është në pronësi të 25-vjeçarit me iniciale M.D.
Mësohet se nga flakët makina është djegur plotësisht. Pas raportimit të ngjarjes, zjarrikësja ka mbërritur për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nga verifikimi paraprak i kqyrjes së mjetit, dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar qëllimisht, sqaron policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për identifikimin dh kapjen e autorëve. /k.k/noa.al/
Foto ilustruese
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.