Connect with us

Djalë apo vajzë? Disa shenja që mund të tregojnë gjininë e fëmijës

Kuriozitete

Djalë apo vajzë? Disa shenja që mund të tregojnë gjininë e fëmijës

Djalë apo vajzë? Disa shenja që mund të tregojnë gjininë e fëmijës

Kurioziteti për të mësuar gjininë e fëmijës është i madh deri në momentin që mjeku mund ta konfirmojë atë me anën e ekografisë. Në përgjithësi çifti nuk mund të mësojë gjininë para javës së 14-të të shtatzënisë, gjë e cila do të bëhet e sigurt gjatë ekografisë morfologjike.

Sigurisht që gruaja e cila i nënshtrohet amniocentezës është në gjendje të mësojë gjininë e fëmijës më herët se kaq. Ndërkohë le të shohim disa karakteristika të cilat janë konsideruar për kohë me radhë si sinjale që do t’i tregojnë gruas nëse është duke pritur një djalë apo një vajzë.

Gjithçka që mund t’jua tregojë këtë janë disa karakteristika fizike të nënës si edhe disa simptoma që mund të shfaqen gjatë 9-të muajve të shtatzënisë, të cilat sigurisht që janë interesante për t’u lexuar, por nuk janë vërtetuar në asnjë moment nga shkenca.

Pozicioni i gjumit- nëse do të preferoni të flini gjumë në krahun e majtë jeni duke mbajtur brenda barkut tuaj një djalë, dhe nëse preferoni të flini në krahun e djathtë, prisni një vajzë.

Të vjellat e mëngjesit- nëse keni të vjella të forta prisni një vajzë. Kur duart e gruas janë të thata, ajo pret një djalë, ndërsa kur duart e saj janë të buta pret një vajzë.

Puçrrat mund të jenë gjithashtu një shenjë treguese. Nëse fytyra juaj është kthyer në një fytyrë të mbushur me puçrra, atëherë jeni duke pritur një vajzë.

Nëse fytyra juaj është bërë e rrumbullakët, mund të jeni duke pritur një vajzë. Nëse jeni shumë e dhënë pas ushqimeve të kripura, jeni duke pritur një djalë, dhe nëse keni neps për ushqime të ëmbla jeni duke pritur një vajzë.

Keni humor shumë të lëkundur? Njëherë qeshni, njëherë qani, pra siç jeni në një moment nuk jeni në një tjetër? Atëherë mund të jeni duke sjellë në jetë në vajzë.

Forma e barkut mund të tregojë gjithashtu gjininë e fëmijës tuaj. Nëse barku juaj është i dalë përpara si një top futbolli, mendohet se mund të jeni duke sjellë në jetë një djalë, dhe nëse barku juaj është i hapur rreth belit pa një formë shumë të rrumbullakët, atëherë mund të jeni duke pritur një vajzë.

Keni bark të pozicionuar lart? Atëherë mund të jeni duke sjellë në jetë një vajzë. Keni bark të pozicionuar poshtë? Atëherë mund të jeni duke sjellë në jetë një djalë.

Keni një fëmijë pranë jush? E keni vënë re nëse ai shfaq ose jo interes për barkun tuaj? Nëse ai e bën këtë atëherë mund të jeni duke pritur një vajzë.

Rrahjet e zemrës së fetusit mund te jenë një tjetër sinjal lajmërues i gjinisë dhe përkatësisht: nëse janë më të shpeshta se 140 për minutë prisni të sillni në jetë një vajzë, dhe nëse janë më pak se 140 në minutë prisni të sillni në jetë një djalë.

Nëse nëna nuk është shumë e stresuar gjatë shtatzënisë mendohet se do të sjellë në jetë një vajzë. Gjoksi, e keni vënë re gjoksin tuaj? Nëse jo është koha ta bëni. Nëse gjiri i djathtë është më i madh se ai i majtë, atëherë jeni në pritje të një vajze, dhe nëse gjiri i majtë është më i madh se ai i djathtë prisni një djalë. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top