Connect with us

Dogana greke bllokon sërish lëvizjen e automjeteve për shqiptarët

Kuriozitete

Dogana greke bllokon sërish lëvizjen e automjeteve për shqiptarët

Dogana greke bllokon sërish lëvizjen e automjeteve për shqiptarët

Pas prishjes së sistemit në doganat greke për dy ditë, sërish probleme për shqiptarët që duan të kalojnë në shtetin fqinjë.

Policia kufitare e Kakavijës dhe ajo e Kapshticës ka njoftuar se pala greke do të mbyllë sërish doganën për shqiptarët për shkak të një greve që do të zhvillohet atje.

“Njoftohemi nga Policia Greke se për shkak të një greve që do të zhvillohet nga Dogana Greke, duke filluar nga ora 07:00 të datës 09.11.2017 deri në orën 07:00 të datës 10.11.2017 nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve drejt shtetit të Greqisë dhe anasjelltas. Do të lejohet vetëm lëvizja e këmbësorëve”, thuhet në njoftimin e policisë kufitare.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që kanë planifikuar të qarkullojnë me automjetet e tyre në drejtim të Greqisë, të anulojnë lëvizjet dhe të mos grumbullohen në Pikën e Kalimit Kufitar duke sjellë konfuzion. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top